Berisha: Shqipëria ka identitet, në këto 2 ndeshje kemi treguar vlera

Pavarësisht barazimit të dytë radhazi pa gola që regjistroi Shqipëria, kapiteni i kuqezinjëve në këto 2 ndeshje, Etrit Berisha theksoi se skuadra ka treguar identitet.

“Përveç që rezultatit që jam i zhgënjyer, Kombëtarja ka bërë ndeshje të mirë, sot tregoi vlerat e veta. Kemi pasur një kundërshtar jashtëzakonisht të vështirë. Bëmë detyrën tonë, e përgatitëm lojën në mënyrën më të mirë të mundshëm.

Në ndeshjen e ardhshme duhet të fitojmë. Gjithçka varet nga ne.Kanë munguar lojtarë, edhe pse ka pasur lojtarë të rinj, tani Kombëtarja ka krijuar identitet të vetin dhe dimë çfarë duam, duke krijuar raste për të shënuar. Gjërat e tjera, golat do vijnë. Çunat kanë bërë një ndeshje shumë të bukur. Për këtë jam i kënaqur”, u shpreh Berisha për “Supersport”.

Ngjarja paraprake

Me këngë e valle përurohet rruga që lehtëson turizmin në Rugovë

Ngjarja e ardhëshme

Policia dhe inspektorët në aksion: Në Prishtinë shqiptohen gjashtë gjoba dhe mbyllen katër lokale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian