“Berisha, shpifje të ndyra ndaj Gjokës”/ Beqiri: Gjyqtarja theu mitin e pandëshkueshmërisë ndaj Saliut

June 11, 2025
1 minut lexim

Avokati Idajet Beqiri thotë se ish kryeministri Sali Berisha ka kkryer shpifje ndaj fjyqtares Irena Gjoka.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Gjoka theu mitin e pandëshkueshmërisë ndaj Berishës.

“Irena Gjoka ishte gjyqtarja që mori dosjen e kompleksit Partizani. AJO me aktin e vet, profesional, e një guximi të paparë nga gjyqtarë të tjerë, kjo gjyqtare, atë mitin e pandëshkueshmërisë, ajo këtë mit e theu. Për këtë do mbahet mend gjatë.

Akti i saj ishte guxim edhe për të tjerët, madje edhe për vetë SPAK. Nuk la shpifje duke bërë kundër saj. Fillimisht thanë se kishte 3 mbiemra. Më pas i bënë një shkrim në një gazetë. Bëri shpifje tjetër, që ka marrë 500 mijë euro për të mbyllur një proces, që kishte të bënte me socialistët. Vazhdon me shpifje të tjera, që është dënuar gjyqtarja në Greqi.”, theksoi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kreu i BDI-së në pritjen për ditëlindjen e Mbretit Charles III në ambasadën britanike

Të fundit nga

ShkoLartë