Berisha porosit drejtuesit e degëve të kryeqytetit: Ta bëni natën ditë! Tirana duhet të ziejë të martën

1 minut lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha në kuadër të protestës që do të mbahet më 26 nëntor, ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune një takim virtual me kryetarët e degëve të Tiranës.

Berisha u ka kërkuar mobilizim, duke u thënë se nuk duhet të humbasin asnjë minutë.

“Kërkohet shumëfishim i mobilizimit tonë. Patë mendime se e marta është shpejt, ju them të vërtetën; e marta është vonë. Tani kushton çdo sekondë, çdo minute dhe çdo orë në betejë tonë. Ndaj dhe ditën e martë, në orën 5, Tirana në duart e qytetarëve.

Çdo orë që humbasim është e pafalshme. Koha na fton për sakrifica, guxim, revoltë dhe mosbindje civile. Askush përveç nesh s’mund ta bëjë. Ne jemi shpresa e fundit. Është radha jonë.

Drejtuesit e degëve të Tiranës duhet të bëni natën ditë. Tirana duhet të ziejë nga revolta. Biznesmenë, nxënës, studentë, pensionistë, që të gjithë duhet të kalojnë në mosbindje civile”, tha Berisha.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Profesori universitar me mesazh të fortë: Kujdes nga këta politikanë, Kosova ka nevojë për…!

Story i radhës

Hapen zyrat e LD-së së Izet Mexhitit në Gostivar, i pranishëm edhe Nevzat Bejta

Të fundit nga