Berisha: Për herë të parë luajmë në Istog, është historike për ne

Te Istogu kanë zhvilluar fazë të suksesshme përgatitore për edicionin e ri. Istogaset ndeshjen e parë e luajnë të shtunën në Samadrexhë ndaj Vushtrrisë në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Ndeshja e kthimit luhet në Istog pas një jave dhe kjo motivon skuadrën e Faruk Shalës.

Palestra në Istog do të promovohet me ndeshjen ndaj Vushtrrisë. Por aktualisht fokusi i lojtareve të Istogut është te ndeshja e parë.

“Stërvitjet janë duke u zhvilluar mjaft mirë. Të gjitha lojtaret jemi në formën më të mirë të mundshme, kurse shpresoj që kjo do të vazhdojë. Më e rëndësishmja është të mos kemi lëndime”, thotë Adelina Berisha, lojtarja me perspektivë e Istogut.

18-vjeçarja ka konfirmuar se synimet e Istogut janë për të kaluar në raundin tjetër.

“Këtë vit jemi më të përgatitura dhe më të forta. Kundërshtarin e kemi të fortë, jemi skuadra rivale. Megjithatë ne jemi shumë të motivuara, pasi ndeshjen kthyese e luajmë në Istog. Kjo na jep më shumë forcë e siguri. Për herë të parë luajmë në Istog, është historike për ne. Por ne synojmë që në Vushtrri të kryejmë punën e kualifikimit tutje dhe të vazhdojmë me ambiciet tona në Evropë.

Për të arritur qëllimin do të japim çdo gjë nga vetja, që ta bëjmë të lumtur gjithë qytetin e Istogut”, ka theksuar Adelina Berisha.

Ngjarja paraprake

COVID-19: SHBA me rreth 40 mijë raste të reja dhe mbi 600 të vdekur

Ngjarja e ardhëshme

Klea dhe Elgiti e kanë të qartë se çfarë do bëhet Kridi kur të rritet!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian