berisha ne angli shkojme per fitore edhe me te thelle 65a10362032a1

Berisha: Në Angli shkojmë për fitore edhe më të thellë

January 12, 2024
1 minut lexim

Hendbollisti i Kombëtares së Kosovës Haris Berisha ishte prej më të dalluarve në fitoren e së mërkurës ndaj Britanisë së Madhe. Berisha i bëri 11 pritje dhe solli siguri në mbrojtjen e dardane që fitoi me rezultat 30:22.

Fokusi është kthyer te ndeshja e dytë, që zhvillohet të shtunën prej orës 14:00 në Derby të Anglisë. Para udhëtimit drejt Anglisë, Berisha është shprehur shumë optimist për rezultat pozitiv.

“Do të mundohemi të përmirësojmë gabimet e ndeshjes së parë dhe të arrijmë rezultat bindshëm më të mirë. Duam të festojmë së bashku në fund e pastaj të përgatitemi për pjesën finale të kualifikimeve për Euro 2026. Kosova e ka vendin në kualifikimet e rregullta dhe këtë duam ta dëshmojmë”, ka thënë Haris Berisha.

Këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian EURO 2026.

MARKETING

RENT A CAR

perkeqesohen treguesit e vaksinimit te femijeve ne shqiperi 65a0fcd1981cb
Story i mëparshëm

Përkeqësohen treguesit e vaksinimit të fëmijëve në Shqipëri

armepushimi do te na kthente ne 6 tetor thote anetari i delegacionit izraelit 65a103da61110
Story i radhës

Armëpushimi do të na kthente në 6 tetor, thotë anëtari i delegacionit izraelit

Të fundit nga

ShkoLartë