Berisha: Në 9 muaj janë vjedhur 930 milionë euro. Tuneli i Llogarasë, më i shtrenjti në planetin Tokë

min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se KLSH ka gjetur se në 9 muaj, janë vjedhur dhe shpërdoruar 93 miliardë lekë, pra 930 milionë euro nga qeveria shqiptare.

Sipas Berishës, kato para janë të mjaftueshme për të rritur të gjitha rrogat brenda vitit me 130%.

Pjesë nga fjala e Berishës:

KLSH ka gjetur se në 9 muaj, janë vjedhur dhe shpërdoruar 93 miliardë lekë, pra 930 milionë euro, të mjaftueshme për të rritur të gjitha rrogat brenda vitit me 130%.

Vjedhjet e kësaj bande, Edi Ramës, Erion Velisë, qeveritarëve të tij, tejkalojnë imagjinatën.

Unaza e Tiranës, 27 km gjithsej, 3 km të përfunduara në vitin 2013, pra 24 km, në 11 vite është ndërtuar rreth 1 km e gjysëm në vit, sepse Edi Rama, njëlloj si kundër dikur jepte leje pallatesh vetëm për një shkallë dhe shkallën tjetër duhet të paguaje ryshfetin si për të parën edhe tani i copëton i copëton i copëton vetëm e vetëm të vjelë maksimumin e ryshfetit.

Miqtë e mi!

Unaza e Tiranës, tek sheshi Shqiponja, shkoi 30 milionë euro km dhe është vetëm rindërtim aty, po a e dini ju sa ka kushtuar tuneli i Krrabës, tuneli i Krrabës ka kushtuar gjithsej 30 milionë euro km.

Vjedhje të tilla të tmerrshme varfëruan dhe mjeruan shqiptarët. Ka 3 muaj që çdo ditë dëgjoni lajme për tunelin e Llogarisë. A e dinë shqiptarët se tuneli i Llogarasë është tuneli më i shtrenjtë më i kushtueshëm i planetit Tokë gjerë sot.

A e dini ju që në tender u përjashtua kompania pa asnjë kriter e cila solli ofertë 12 milionë euro më lirë. A e dini ju se ju dha tenderi një kompanie gjoja turke por ju dha Gjokës me 12 milionë euro më shtrenjtë.

Po pse them unë, tuneli i Llogarasë është tuneli më i kushtueshëm i planetit.

Miqtë e mi.

Një ditë Edi Rama thoshte se ishte bërë legjendë premtimi i qeverive të tjera për ndërtimin e tunelit.

Mashtrues ordiner.

Sali Berisha ka kundërshtuar në mënyrë kategorike ndërtimin e tunelit por Edi Rama e pranoi se i shkuan me valixhe dhe e blenë me lecka hajdutin e Shqipërisë.

Po pse unë e refuzova ndërtimin e tunelit?

Së pari, tuneli së pari i lidh sytë Llogarasë, njëra nga qafat me pamjen më fantastike në Shqipëri.

Së dyti, tuneli shkurton gjithsej sipas një pasionati të tunelit, 23 minuta rrugën.

Së treti o miq, nqs tuneli i Elbasanit ka një qarkullim vjetor prej 1.6 milionë, sa është tuneli i Llogarasë?

Nga Palasa në Qeparo ka gjithsej 8000 shtretër turistikë, ja ta zëmë 9 mijë edhe me banesat, por a e dini se çfarë do të thotë kjo, 18 mijë euro për një shtrat turistik.

Shqipëria ka gjithsej në të gjithë territorin e saj, në të gjitha qytetet, 109 mijë shtretër turistikë, ta zëmë se i paska 9 mijë shtretër në territorin nga Palasa në Qeparo, atëherë a nuk i përket 18 mijë euro shtrati turistik? A ka krim më të shëmtuar se ky?  A ka përçmim dhe përtallje më të madhe për shqiptarët se kjo? A ka vepër më korruptive kriminale se kjo miqtë e mi?

Miqtë e mi!

Kur them 8 mijë apo 9 mijë shtretër, kjo gjithsej për 5 muaj, se në 8 muaj, aty turiste është vetëm Belinda Balluku te vila e saj dhe OIta Xhaçka te sarajet e të shoqit.

A ndërtohet në këtë mënyrë o miq vetëm për të vjedhur. A ka krim më të shëmtuar. Po tuneli i Kalimashit, sa e ka fluksin, sipas statistikave zyrtare, 4.2 milionë në vit.

A mund të ndërtohet në këtë mënyrë vetëm për të mbushur valixhet me euro. Për të dënuar shqiptarët për të ndërtuar tunele të cilat kurrë nuk e justifikojnë dhe të cilat vetëm një hajdut i çmendur mund të marrë përsipër të shpërdorojë dhe të vjedhë paratë publike.

Tuneli i Kalimashit, kushton gjithsej 300 euro për pasagjer, tuneli i Llogarasë kushton së paku 10 mijë euro për pasagjer. Dhe e gjitha kjo kur tuneli i Kalimashit e shkurton distancën Kukës-Tiranë, 6 orë, tuneli i Llogarasë i vjedhjes së madhe, shkurton distancën me 23 minuta. A ka krim më të shëmtuar se ky o miq.

T’i heqim hajdutët. E shkatërruan shtëpinë. Të ngrihemi të ecim të sigurtë me përmbysjen e kësaj diktature e cila është në aleancë me krimin mafien ndërkombëtare për të shfarosur në mënyrë paqësore Shqipërinë nga njerëzit e saj.

E premtja po vjen, vjedhësi duhet të nxirret për leckash nga bashkia. Të dashur miq. Ju protestoni çdo javë atje, hoteli i atij hajduti dhe hotele të tjera rriten në kate në mënyrë të pandërprerë.

Rojtar Zamani, ky kriminel, t’i pyesim pak ata të cilët bëjnë avokatinë e tij, si ka mundësi që hoteli 20 katësh apo sa është, të lartësohet çdo ditë, e kompanisë që ka vjedhur 100% fondet e qytetarëve të Tiranës.

Sa kate ke Zaman aty? Sa të kanë shpërblyer, o mercenar i krimit?

Tek Altin Zamani dhe ish-xhelati i sigurimit të shtetit Kraja, opozita shqiptare ka ndër armiqtë më të egër të saj. Janë këta mostra që amnistojnë krimin e tmerrshëm elektoral.

I vetmi njeri i dënuar prej këtyre horrave është Beleri sepse e mundi Edi Ramën, sepse nuk pranoi të kandidonte për Edi Ramën.

Kurse Ulsi Manja, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu dhe dhjetra kriminelë të tjerë elektoralë bëjnë plane për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme nën mburojën e kriminelëve elektoralë, Altin Dumani dhe Arben Kraja.

A mund të ketë votime me Dumanin dhe Krajën? Me Ramën, Velinë dhe bandidëtët elektoralë? Kurrën e kurrës dhe prandaj ja të vdesim ja të rrojmë për votën e lirë.

Zgjedhjet nuk i dorëzojmë kurrë. Ne dorëzojmë çdo gjë, por jo votën e lirë, jo zgjedhjet, e bëjmë atë në emër tonë, të fatit tonë të dashurisë tonë për familjet fëmijët për Shqipërinë.

Betejë betejë dhe vetëm betejë. Rrofshi ju rroftë Shqipëria.

Fitore fitore fitore!

Story i mëparshëm

Ademi: Marrëveshja e Ohrit në dorë të një serbi me bindje putiniste! Ndryshimi sapo filloi!

Story i radhës

Pas 22 viteve në krye të Marrëveshjes së Ohërit vjen një serb

Të fundit nga