berisha mazhorances do ti tregojme vendin si skenderbeu pushtuesve 654fde6ed83e9

Berisha: Mazhorancës do t’i tregojmë vendin, si Skënderbeu pushtuesve

November 11, 2023
1 minut lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur si për aksionin opozitar dhe për gjendjen e mazhorancës dhe ndërrimin e pushtetit.

Gjatë bashkëbisedimit me anëtarët dhe simpatizantët në qytetin e Durrësit ai tha se nuk do të ulin kurrë kokën, por do të qëndrojnë deri në momentin e fundit.

E shoqja e tij ndërton pallatin pa leje. Punon aty ku nuk lejohet. Të ulim kokën ne? Jo kurrë. Do të hetojmë atë ose nuk ka paqe në parlament. Deputetët e parlamentit janë të vendosur për sakrificë sublime. Më 1991 qytetarët u bënë copash këtu, përmbysën diktaturën. Ne në parlament çfarë po bëjmë? Ai nuk po plotëson kërkesat. Ne do të qëndrojmë deri në pikën e fundit. Kur nuk njeh kushtetutën nuk njeh parlamentin çfarë do t’iu thotë qytetarëve të thjeshtë?”, tha ai.

Sa i përket vitit 2013 kohë në të cilën Berisha humbi pushtetin tha se ajo kohë është histroi e demokracisë. Berisha u shpreh se do t’ju tregojnë vendin maxhoritërëve si Skënderbeu pushtuesve.

U largova në vitin 2013 jo me ndonjë keqardhje të madhe. Një ndërrim pushteti u bë dhe historia e demokracisë u bë histori e ndërrimit të pushteteve. Ne transformuam infrastrukturën, dyfishuam të ardhurat, kishte mund e djersë por kishte shpresë. Nuk mund të mendoni se do të vinte një ditë ku për jut ë votonin Bajrat, Abdyli apo të tjerë. Jo! Do të votojmë vetë. Atyre vrimën e miut do ju kërkojmë. Do t’ju tregojmë vendin si Skenderbeu pushtuesve tanë. Ne jemi shpresa e vetmë e Shqipërisë. Ne do të shpëtojmë shqiptarët.”, tha Berisha.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

incidenti ne dyqanin per teknologji ne shkup mpb dy persona jane ne arrest shtepiak 654fdccb74382
Story i mëparshëm

Incidenti në dyqanin për teknologji në Shkup, MPB: Dy persona janë në arrest shtëpiak

kercenohen me vdekje dy gazetare ne kosove 654fe08ee87e6
Story i radhës

Kërcënohen me vdekje dy gazetarë në Kosovë

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë