Berisha: Kandidaturat për deputetë dhe ministra do të përzgjidhen përmes primareve

Partia Demokratike mbajti pasditen e kësaj të marte mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj force politike.

Në fjalën e tij ish-kryeministri Berisha vlerësoi maksimalisht procesin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale dhe njoftoi se në të ardhmen ky model do të përdoret për të përzgjedhur deputetët dhe qeveritarët qëndrorë, që nënkupton ministrat e shtetit.

“Çfarë ndodh kur përjashton lirinë, se çfarë shte procesi i “Skap-it”, duhet të ishte një proces vote, anëtarët e atij forumi duhet të votonin me votë të fshehtë, pa ç’ka se nuk i lanë. Në rrafshin filozofik ishte përjashtimi i lirisë dhe votës, ishte proces në të cilin vota nuk duhej të diktohej. Ndaj dhe primaret larg çdo lloj objeksioni ishte risia më madhore që ne kemi sjellë nga themelimi i PD-së deri më sot. Nuk ishin të përsosura, por në tërësinë e tyre mbetën një zhvillim hitorik jo vetëm për PD-në, por edhe për Shqipërinë dhe demokracinë shqiptare.

Çdo problem i krijuar do të shqyrtohet, analizohet dhe pasqyrohet në praktikën tonë të ardhshme, por të jeni të sigurt se ato janë praktika më e mirë që një forcë politike mund të përdor. Shikoni palën tjetër, Edi Rama thotë kemi mënyrën tonë, mënyrën e Enver Hoxhës.

Kandidatët tanë me kandidatët e tij ndryshojnë si nata me ditën, ja ku janë kanë ardhur me një proces demokratik, kurse të tjerët zgjidhen nga klanet mafioze dhe grupet kriminale. Kjo është meritë e demokratëve, të cilën e realizuan me vendosmëri dhe me civilitet. Ne kaluam primaret për drejtuesit tanë, ajo ishte një eksperiencë e shkëlqyer, me përjashtime të rralla. Nuk krijuan çarje apo hatërmbetje të pariparueshme.

Po në këtë parim do kalojnë kandidaturat për deputetë dhe qeveritarë qëndrorë”, tha Berisha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mos i shpërdoroni bustinat e sheqerit

Story i radhës

Muzeu Alfabetit në Manastir tashmë me libra shqip falë iniciativës së Emira Selimit!

Të fundit nga