Berisha fushatë në Kukës: Politikat e gabuara e kanë bërë rrethin më të varfër

min lexim

Ish-kryeministri, Sali Berisha, mbajti këtë të martë një takim me bizneset në Kukës, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale që pritet të mbahen më 24 shtator.

Berisha në fjalën e tij atakoi qeverisë socialiste për politikat e ndjekura në Kukës, të cilin e ka shndërruar në rrethin më të varfër në Shqipëri.

Berisha kërkoi mbështetjen për kanditatin e “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata, dhe ftoi qytetarët të dalin në votime të dielën.

“Është kënaqësi të diskutoj me ju problemet themelore të një shoqërie, problemet e biznesit, në prani të kandidatit, kryetarit të ardhshëm të Bashkisë së Kukësit, zotit Emri Vata.

Kukësi, banorët e Kukësit dhe të Qarkut të Kukësit, janë sot më të varfrit në Europë.

Këtu ne jemi në qarkun më të varfër të Europës. Dhe këtu, ne nuk jemi në qarkun më të varfër të Europës se lumjanët, se kuksianet nuk janë punëtorë. Absolutisht e kundërta është.

Këtu nuk jemi në qarkun më të varfër të Europës se ky rreth, kjo trevë nuk ka potenciale dhe resurse ekonomike të mëdha.

Kukësi ka resurse natyrore, ekonomike sa për shumë herë banorët. Resurset ekonomike të Kukësit janë një kontribut i madh në ekonominë shqiptare.

Por Kukësi është qarku dhe rrethi më i varfër në Europë, për shkak kryekëput të politikave që janë ndjekur ndaj këtij rrethi, ndaj këtij qarku.

Pra, nëse sheh vetëm çfarë ka mbi tokë, këtu janë potencialet malore turistike më të mëdha të Shqipërisë, ndër më të mëdhatë në Ballkan. Duke filluar nga Nikaj-Mërturi, duke përfunduar në Pëshkopi, në Korab.

Por nëse hedh sytë, zhvillimit të këtij sektori, ky sektor për të mos thënë është inekzistent, nuk është më shumë se 10 përqind të të gjithë kapacitetit të tij.

Kukësi ka rezerva të mëdha minerale, por si të gjitha rezervat e tjera nëntokësore, ato nuk janë shndërruar dhe nuk shndërrohen në të mira për qytetarët, për banorët e tyre. Keni dëgjuar ju këto ditë të flitet për naftën e Shpiragut. Në mentalitetin dhe psikoligjinë e vjetër, duan ta paraqesin si lugën e artë. E vërteta është se Shpiragu ka naftë dhe e ka sanksionuar Shell që në shpimin e parë në vitin 2012. Edhe tre shpimet e tjera e kanë konfirmuar.

Por çfarë presim ne? Me këtë qeveri, asgjë! 25 milion ton krom ka Bulqiza dhe Batra. Të dhëna të kompanive më të mëdha të botës. Çfarë ka në Bulqizë? Një mafie, e cila as që mendon për ata banorë. Qeveria hoqi rentën dhe ata nuk marrin asgjë. Aq sa merrni ju nga uji i hidrocentraleve, aq sa merrni nga minierat e tjera”, tha Berisha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti i UEFA-s flet për rastin e Rubiales

Story i radhës

Gjithçka gati për Maratonën e Prishtinës

Të fundit nga