berisha fton shqiptaret qe jetojne jashte vendit me 11 maj votoni ne shumice firmosni rotacionin 6793e320c20e9

Berisha fton shqiptarët që jetojnë jashtë vendit: Më 11 maj votoni në shumicë, firmosni rotacionin!

January 24, 2025
1 minut lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit që më 11 maj të votojnë në shumicë, më qëllim që të firmosin edhe rotacionin politik.

Gjatë një takim me Departamentin ‘Brain Gain dhe Ekselenca’, Berisha u shpreh se Partia Demokratike ka një program të shkëlqyer, siç e konsideroi ai ‘shpëtimtar për Shqipërinë’.

“Do ta mbyll duke ju përgëzuar edhe njëherë e duke ju ftuar ju, anëtarëve të këtij departamenti, por të gjithë studentët, specialistët, intelektualët jashtë të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës, të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës të bashkëatdhetarëve tanë jashtë vendit.

Është e një rëndësie të jashtëzakonshme që nga 1 milionë e 500 mijë shqiptarë jashtë vendit me të drejtë vote, shumica e tyre të mund të votojnë.

Të firmosë me votën e tyre ndryshimin, rotacionin se e vërteta është që ‘ata thyhen dhe ne i mundim’ dhe ne kemi një program të shkëlqyer, kemi një program transformues, kemi një program shpëtimtar për Shqipërinë”, tha Berisha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

serbia deboi nje shtetase maqedonase pasi perbente kercenim per sigurine reagoi mpj 6793de342dca3
Story i mëparshëm

Serbia dëboi një shtetase maqedonase pasi përbënte kërcënim për sigurinë, reagoi MPJ

kurti ne kamenice premtoi mbeshtetje per te gjitha kategorite 6793ec811670b
Story i radhës

Kurti në Kamenicë premtoi mbështetje për të gjitha kategoritë

Të fundit nga

​Hamza: 9 shkurti – dita e PDK-së

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza në fushatën përmbyllëse të kësaj partie ka thënë se Kosova do të jetë shumë më mirë pas 10 shkurtit. Ai tha se
ShkoLartë