Berisha: E di se ku ishte gabimi te goli i pësuar nga mesi i fushës

Është duke u mbajtur në këto momente konferenca për shtyp e trajnerit Edi Reja së bashku me kapitenin Etrit Berisha, në prag të “finales” së Ligës së Kombeve, ndaj Bjellorusisë që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:00. 

Kuqezinjtë do të kërkojnë triumfin, për t’u pozicionuar në vendin e parë dhe për të vijuar aventurën në Ligën e Kombeve. Luhet për plot 1.1 milionë euro shtesë…

KUNDËRSHTARI- Nuk mendoj se ishin në vështirësi të madhe. Nuk e patëm ndjesinë që Kazakistani mund të shënonte. Duhet të bëjmë më mirë dhe të korrigjojmë gabimet që kemi bërë më herët. Ndeshja që zhvilluam atje ishte pozitive dhe mendoj që na jep mundësi edhe për këtë ndeshje.

GOLI I PËSUAR DHE DEKLARATA E ROI KIN: Një gol që mund të ishte i evitueshëm. Nuk rri shikoj ccfarë kanë shkruajtur dhe ccfarë kanë bërë. Vendosja ime ishte më e lartë se duhet. E di ku ishte gabime. Kazakistani nuk mund të na rrezikonte ndryshe, ajo ishte e vetmja mundësi.

SITUATA- Sfida me Kazakistanin ishte shumë e rëndësishme, ishte një hap i mbarë. Fillimi i mbarë, ishte gjysma e punës. Unë mendoj që kualitetin e kemi, duhet të jemi të qetë.

VENDI I PARË- Kemi kualitet më të lartë se ekipet e tjera. Duhet të futemi të qetë për të fituar ndeshjen. Gjithë ccunat janë të vetëdishëm që duhet të japim maksimumin.

Ngjarja paraprake

Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Woutsas

Ngjarja e ardhëshme

Micevski: Pjesëmarrja “online” në seancat e Kuvendit nuk është kushtetuese

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian