Berisha dhe Zemaj: Malisheva vazhdon edhe në javët në vijim të jetë zonë me rrezikshmëri të ulët

Sot gjatë vizitës në Malishevë, Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë takimit me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, është bërë e ditur se Komuna e Malishevës, do të vazhdoj të mbetet zonë me rrezikshmëri të ulët të përhapjes së Covid-19.

Berisha dhe Zemaj kanë biseduar për gjendjen aktuale me pandeminë Covid-19 në Malishevë, ku është vlerësuar puna e të gjithë aktorëve, duke filluar nga shtabi komunal për menaxhimin e pandemisë, shëndetësia, policia, inspektorati dhe të gjithë të tjerët që kanë kontribuar në menaxhimin e kësaj situate.

Ministri Zemaj e ka vlerësuar lartë punën e shtabit komunal, pasi nga një zonë me rrezikshmëri të lartë në fillim të pandemisë, është arritur që kjo situatë të menaxhohet dhe Malisheva të jetë një shembull i mirë i menaxhimit të kësaj situate.

Gjatë këtij takimi, edhe nënkryetari Berisha, edhe Ministri Zemaj, kanë konfirmuar, se duek u bazuar në vlerësimin e situatës dhe paraqitjes së rasteve të reja me covid-19, Malishevë edhe në javët në vijim do të jetë zonë me rrezikshmëri të ulët.

Ngjarja paraprake

Shtyhet një ndeshje në Francë

Ngjarja e ardhëshme

Sela porosit kreun e BFI-së: Qëndro larg politikës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian