berisha dhe sondazhet nura ka kuptuar qe po i marrin elektoratin 6789ab7a51cc3

Berisha dhe sondazhet/ Nura: Ka kuptuar që po i marrin elektoratin

January 17, 2025
1 minut lexim

Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan pohoi se SPAK rezulton se institucioni më i besueshëm në Shqipëri (76%).

Më pas renditen policia, ushtria dhe institucionet fetare, ndërsa institucionet më pak të besueshme janë Kuvendi dhe partitë politike.

Sa i takon mbështetjes së politikanëve, në sondazh del në pah diferencat e madhe ndërmjet kryeministrit Edi Rama (36%), përballë kryetarit të PD-së Sali Berisha (15 për qind).

Gazetari Artur Nura në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se rezultatet e sondazhit kanë treguar atë çfarë tashmë ishte e pritshme, duke nënvizuar se besueshmëria e qytetarëve ndaj SPAK është rritur. Ndërsa sa i përket situatës politike ai tha se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të kuptojë sa më shpejt realitetin dhe se nuk mund të rrijë me mendimin se mund të marrë pushtetin.

“Berisha duhet të kuptojë mirë realitetin , nëse do të vazhdojë të mos e pranojë do të ketë një qasje të gabuar. E kemi thënë që Berisha nuk është i sinqertë me veten ose nuk do të pranojë realitetin. Berisha duhet të kuptojë që pushtetin nuk e merr. Unë dëshiroj të besoj që partitë e vogla të kenë praktika të Italisë apo të Greqisë. Në koalicionet e mëparshme të PD me partinë e lirisë, ka pasur shqetësime brenda partisë demokratike, nuk kanë dashur të japin vende të sigurta për të marrë vetë. Ne e dimë që PD nuk funksionon si duhet të funksionojë. Edhe Meta edhe Berisha janë në proces penal. Edhe zotit Berisha i duhet zoti Meta sepse ka ndjeshmërinë e tij personale”, tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

frontex viti 2024 shenoi renien me te madhe te migranteve te parregullt ne ballkan 78 me pak se 2023 6789a690372f9
Story i mëparshëm

FRONTEX: Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023

zelensky kerkon vazhdimesi te mbeshtetjes amerikane gjate administrates trump 6789f47b20c34
Story i radhës

Zelensky kërkon vazhdimësi të mbështetjes amerikane gjatë administratës Trump

Të fundit nga

Broja rikthehet javën e parë të marsit

Muajin tjetër Kombëtarja shqiptare do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, një turne ku pjesëmarrja mbetet një ëndërr për çdo tifoz kuqezi. Ndërsa stafi teknik ka nisur përgatitjet për ndeshjen e
ShkoLartë