Berisha dhe Rugova, me më shumë ndeshje te Kosova

Kosova më 27 Shkurt nga ora 19:00 do të përballet me Norvegjinë, në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për Eurobasket 2025.

Dardanët deri më tani kanë zhvilluar 32 ndeshje në garat zyrtare ndërkombëtare, duke mos përfshirë takimet miqësore.

Dardan Berisha dhe Fisnik Rugova janë basketbollistët me më shumë paraqitje për Dardanët, nga 29, duke munguar vetëm në tri ndeshje zyrtare.

Image

Si Berisha, ashtu edhe Rugova, janë pjesë e Kosovës nga fillimi, kur nisi rrugëtimi në garat evropiane, në kualifikimet për Eurobasket 2017. Dardani dhe Fisi luajtën nga gjashtë ndeshje në këto kualifikime nga gjashtë të mundshmet. Në parakualifikimet për Botëror 2019, luajtën nga katër takime, në kualifikimet për Botëror, Berisha luajti në pesë përballje, kurse Rugova në katër.

Në parakualifikimet për Evropianin 2021, basketbollisti pejan zhvilloi tetë sfida, kurse ai prishtinas shtatë. Në parakualifikimet për Botëror 2023, Dardan Berisha luajti në katër ndeshje, kurse Fisnik Rugova në gjashtë, kurse në sfidat e fundit parakualifikuese për Eurobasket 2025, të dy lojtarët kanë qenë të rregullt në grumbullime me Kosovën, ndërsa të dy basketbollistët janë ftuar për ndeshjen me Norvegjinë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

OBRM-PDUKM: Kovaçevski të kërkojë garanci të shkruara ku garantohet se Maqedonia nuk do të ketë pengesa drejt BE-së

Story i radhës

5 mite rreth punonjësve më të moshuar

Të fundit nga