Këngëtarja ruse, Anna Sedokova do të paguajë për varrimin dhe transportin e trupit të basketbollistit Janis Timma në Letoni, raportojnë mediat ruse.
Trupi i 32-vjeçarit Timma, ish-bashkëshorti i Sedokovas, u zbulua natën e 17 dhjetorit në hyrje të një pallati pesëkatësh në qendër të Moskës. Sipas të dhënave paraprake ai është vetëvrarë.
Varrimi do të organizohet nga klubi i fundit ku luajti letonezi dhe të dielën nëna e basketbollistit të ndjerë do të fluturojë për në Moskë.
Ndërkohë, informacione të shumta të pa verifikuara kanë mbërritur për shkaqet e vdekjes, nga mbytja e deri te fakti që ai u hodh nga banesa. Sedokova dhe basketbollisti letonez filluan një lidhje në vitin 2019 dhe dasma e tyre u bë e njohur një vit më vonë.
Ishte martesa e tretë e këngëtares, e dyta e basketbollistit, por në fillim të këtij viti u bë e ditur edhe për divorcin e tyre.
Sipas mediave ruse, Timma vuante nga depresioni, i cili vrau veten në ditën kur ish-bashkëshortja e tij festonte ditëlindjen dhe i la një mesazh në telefon enkas për të.
Letonezi dyshohet se nuk ka mundur ta kapërcejë divorcin nga gruaja e tij dhe kjo ka qenë arsyeja e vetëvrasjes së tij.
Në të njëjtën kohë, mediat ruse shkruajnë se Sedokova nuk ka ardhur për të dëshmuar në organet hetuese për rastin e vetëvrasjes së ish-bashkëshortit të saj. Në vend të kësaj, ajo u kërkoi të gjithëve që të mos i tregonin fëmijës së saj të vogël për vdekjen e ish-bashkëshortit të saj.
Në karrierën e tij, Timma ka luajtur për Baskonia, Olympiacos, Khimki, UNICS, Zenit dhe shumë klube tjera.
Ai debutoi me kombëtaren e Letonisë në vitin 2013 dhe këtë verë luajti për vendin e tij në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike në Paris.
Burimi: botasot.info