Bëri bujë me kërcimin e saj pak vite më parë, balerina e njohur gjendet pa jetë në shtëpi

Një kërcimtare braziliane, që shkaktoi bujë të madhe pasi kërceu e zhveshur në rrugët e Rio de Janeiro, është gjetur tragjikisht e vdekur në shtëpinë e saj me disa plagë në kokë. Tuane Rocha, 38 vjeçe, u gjet pa jetë në vaskën e shtëpisë së saj në zonën Jacarepagua, në Rio.

Mediat vendase në fillim raportuan se mbrëmjen e djeshme ishte gjetur e vdekur nëna e një fëmije, por nuk jepeshin detaje si ishte lënduar dhe kush e kishte gjetur trupin e pajetë. Lajmin e trishtë e konfirmoi edhe shkolla e kërcimit samba Sao Clemente, të cilën ndiqte kërcimtarja e ndjerë, përmes një postimi në rrjete sociale.

Po ashtu mikesha e të ndjerës, Nilce Fran, bëri një postim prekës pas lajmit tronditës.

“Sot është një ditë e trishtë për botën e sambas. Tuane Rocha, një nga artistet më të kompletuara të zhanrit, është ndarë nga ne”, shkroi ajo përkrah një fotografie.

Tuane ishte një nga fytyrat më të njohura të karnavaleve të përvitshme në Rio. Besimtarja e devotshme katolike ishte kritikuar nga Kisha për performancën e saj në karnavale për shkak të veshjes. Por asokohe ajo u përgjigj se vendimin për të performuar e kishte marrë pas një bisede të gjatë me pastorin dhe një reflektimi të thellë.

Tuane e ka sjellë në jetë vajzën e saj në moshën 13-vjeçare dhe thuhet se ajo nisi të performonte në karnavale për të siguruar jetesën për të bijën.

Ngjarja paraprake

Bekteshi: Pretendojmë të fitojmë të gjitha komunat me shumicë shqiptare

Ngjarja e ardhëshme

Pas fotos duke 'biseduar' me veten, Basha bën meme për Ramën: Faleminderit për suportin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian