Bëri 30 orë punë me vetëm tri orë gjumë, kështu përfundoi Bella Hadid

Bella Hadid ka diçka për të thënë pas 30 orë punë me pothuasje asnjë pushim.

Modelja e njohur Bella Hadid kohën e fundit është angazhuar në shumë projekte në profesionin e saj.

Ajo po angazhohet me pjesëmarrje në sfilata, me fotosesione për brende të ndryshme e revistat më të njohura.

Së fundi, Bella realizoi një fotografi në banjo, përmes së cilës tregoi gjendjen pas 30 orësh punë pa ndalë.

Modelja tha se ka fjetur vetëm tri orë por është e fortë, andaj për këtë e falënderon trupin që është kaq i fortë.

“30 orë punë me 3 orë gjumë. Shkova në shtëpi mbrëmjen e kaluar duke e falënderuar trupin tim që më lejon të punoj kështu dhe të vazhdoj. Je shumë i fort, të dua dhe të vlerësoj”, ka shkruar Bella.

Image
Ngjarja paraprake

Ka msitnuar deri tani 627, Msiti i Llapit e martoi babën e vet për herë të dytë

Ngjarja e ardhëshme

Ky vend do t’u ofrojë turistëve vaksinat për COVID-19 që nga 1 qershori

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian