Berat/ Ngacmoi seksualisht një vajzë 15-vjeçare, arrestohet 31-vjeçari

Berat- Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Sipas policisë, i arrestuari është P.P banues në Kuçovë, ndërsa mësohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi i shtetasit P.P., 31 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 15-vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Ngacmim seksual”.

Ngjarja paraprake

Microsoft heq dy aplikacione nga Windows 10-ta

Ngjarja e ardhëshme

Daily Mail: Arsenali synon që me çdo kusht të nënshkruajë me norvegjezin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian