FB IMG 1737747066384 scaled

Beqiri: Kërkesa e BDI-së për zgjedhje të parakohshme paradoks i denjë për teatër absurd!

January 24, 2025
1 minut lexim

Ish-funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, që kanë kaluar çdo post të mundshëm si të ishte pronë private, tani kanë guximin të kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Shkruan: Drita Beqiri, opinioniste

Janë pikërisht këta individë që e kanë shndërruar këtë subjekt politik në një bunker ku fryma e re dhe fytyrat e reja as që guxojnë të afrohen.

Një parti që sot është sinonim i Listës së Zezë amerikane, me akuza të rënda për kapjen e drejtësisë dhe zhytjen në korrupsion.

Dhe, ç’të thuash për patriotizmin e tyre të improvizuar? Këta nuk bëjnë asgjë për interesin e popullit shqiptar; të gjitha “sakrificat” e tyre patriotike kanë një destinacion të vetëm: Pasurimin marramendës të familjeve të tyre.

Nga mjerimi i biçikletave, kanë përfunduar në makina që kushtojnë sa dhjetë jetëra të një shqiptari të thjeshtë. Shtëpi milionëshe, vila luksoze në bregdetin shqiptar e gjetiu dhe një jetë që dikur s’guxonin as ta ëndërronin.

Klithmat e tyre sot nuk janë për drejtësi, barazi, gjuhë apo të ardhmen e shqiptarëve, por për të ruajtur privilegjet e tyre.

Nëse ekziston një turp publik, këta janë vetë përkufizimi i tij!

InShot 20250124 204413673 scaled

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ja si mund te duket formacioni i juventusit me ardhjet e reja 6793f040281a1
Story i mëparshëm

Ja si mund të duket formacioni i Juventusit me ardhjet e reja

themeluesit te oath keepers i ndalohet hyrja ne kapitol pa leje nga gjykata 6793f3c76c528
Story i radhës

Themeluesit të “Oath Keepers” i ndalohet hyrja në Kapitol pa leje nga gjykata

Të fundit nga

ShkoLartë