Beqiraj me Malin e Zi tronditen! Sinani që ka lindur në Beograd, iu shkaktoi humbje!

Luksemburgu iu doli dardhë me bisht malazezëve. 

Ekipi kombëtar i Malit të Zi u mund nga Luksemburgu në Podgoricë (2:1), në xhiron e katërt të Ligës së Kombeve në Divizionin C.

Fatos Beqiraj nga Kosova, është paraqitur nga minuta e 66-të për Malin Zi. 

Kombëtarja malazeze kaloi në epërsi në minutën e 34-të me golin e Igor Ivanoviq.

Në minutën e 42-të, Muratoviq barazon rezultatin dhe në minutën e 86-të, Danel Sinani realizoi për  fitoren e Luksemburgut. 
Luksemburgu prinë me 9 pikë në grupin 1 sa ka edhe Mali i Zi.

Sinani është me prejardhje nga Kosova, por që ka lindur në Beograd. 

Danel Sinani, para një kohe, në një intervistë  për “Telesport”, kishte thënë: “Prindërit e mi kanë lindur e janë rritur në Dragash (Sharr) të Kosovës, por unë kam lindur në Beograd, ashtu si vëllai im Dejvid. Është normale që askush nuk më njeh në Shqipëri, sepse nuk jam shqiptar.

E di që të gjithë mendojnë se jam shqiptar, por realisht nuk kam asnjë lidhje me Shqipërinë, jam rritur në Serbi e Luksemburg dhe nuk e di gjuhën shqipe. Isha 5 vjeç kur u transferuam familjarisht në Luksemburg, ndaj kam 16 vite këtu dhe natyrisht jam i lidhur ngushtë me këtë vend, aq sa luaj edhe për kombëtaren e këtij vendi”.

Ngjarja paraprake

ALI AHMETI: Uashingtoni dhe Brukseli asnjëherë nuk më kanë zhgënjyer (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

ALI AHMETI: Uashingtoni dhe Brukseli asnjëherë nuk më kanë zhgënjyer

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian