Benzinat lirohen për një denarë e gjysmë, dizeli më i shtrenjtë për gjysmë denari

Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Nga mesnata do të lirohen për një denarë e gjysmë Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98, ndërsa nafta dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrenjtohen për gjysmë denari.

Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 59 denarëve për një litër, ndërsa çmimi me pakicë i Eurosuper BS-98 do të jetë 61 denarë për litër.

Çmimi i ri i naftës do të jetë 50 denenarë për një litër, ndërsa me çmim të njëjtë do të shitet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri.

Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 0.302 denarë për kilogram dhe tani do të shitet për
25,968 den/kg.

Me këtë vendim kryhet ulje e çmimit me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.34 për qind. mb/

Ngjarja paraprake

Dyshohet se e hodhi 16-vjeçarin nga ura gjatë protestave në Kili, arrestohet oficeri

Ngjarja e ardhëshme

KSI: Kufijtë me rajonin të hapen pa kushte

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian