Benzema paralajmëron Real Madridin për Atalantan, flet edhe për rikthimin e CR7

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka paralajmëruar skuadrën për Atalantan, derisa u pyet edhe në lidhje me rikthimin e Cristiano Ronaldos.

Francezi mungoi në ndeshjen e parë ndaj skuadrës italiane shkaku i lëndimit, por është rikthyer në listën e skuadrës për ndeshjen kthyese.

Benzema thotë se është shëruar plotësisht dhe që duhet të kenë kujdes nga Atalanta, skuadër që shënon shumë gola.

“Jam në formë, ndihem mirë dhe kam besim te forma ime. Jam shëruar mirë”.

“Duhet të vazhdojë në këtë mënyrë që t’i ndihmoj skuadrës. Nuk e nënvlerësojmë askënd. Nuk ka skuadër të vogël në Ligën e Kampionëve”.

“Atalanta është skuadër e mirë. Ata shënojnë shumë gola. Jemi në Ligën e Kampionëve dhe aty ka shumë presion. Respektojmë kundërshtarët, por jemi në dijeni që jemi skuadër e fortë”, deklaroi fillimisht ai.

Tutje, Benzema u deklaruar edhe lidhur me rikthimin e mundshëm te Cristiano Ronaldos.

“Nuk mund të flas për lojtarët që nuk janë pjesë e skuadrës. Ronaldo është duke luajtur për Juventusin dhe shënuar shumë gola. Ata do vendosin në të ardhmen e tij”, përfundoi ai.

Ndeshja mes Realit dhe Atalantas zhvillohet në “Alfredo di Stefano” dhe nis në ora 21:00.

Ngjarja paraprake

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 78 pacientë, 15 në gjendje të rëndë

Ngjarja e ardhëshme

Forcat nigeriane vrasin 41 terroristë të Boko Haram-it

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian