Beniada tregon a është prishur miqësia me Einxhelin

Finalistja e “Big Brother VIP” Beniada Nishani është tashmë aktive në rrjetet sociale, ku u përgjigjet dhe pyetjeve të ndjekësve.

Pas daljes nga “BBV”, modelja ka nisur një jetë të re në Tiranë, ku ka marrë shtëpi me qira dhe është angazhuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ftesa për të cilin i erdhi që kur ishte në ‘reality show-n’.

E pyetur nga fansat nëse është më shoqe më Einxhel Shkirës, me të cilën ka pasur një raport të ngushtë brenda shtëpisë, modelja përgjigjet:

“Nuk ka asnjë arsye pse mua ose Einxhelit mund t’i ketë ngelur hatri, por të dyja kemi qenë shumë të ngarkuar, unë me shtëpinë  e re. Po filloj të ndërtoj jetën e re në Tiranë, kam hapur llogarinë bankare, kartën shqiptare të identitetit dhe shumë gjëra të tjera. Këto më kanë marrë shumë kohë janë arsyeja pse nuk jam takuar shumë dhe me familjarët e mi, por me Einxhelin jemi takuar, jemi dëgjuar”.

Image

Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Masat që duhet t’i marrë Qeveria për krizën ekonomike/ Profesori tregon a duhet tërhequr paratë e Trustit

Story i radhës

Shkup, gjoba për 159 shoferë

Të fundit nga