Beniada flet për këngën e re, do të jetë duet

1 minut lexim

Ish-banorja e edicionit të parë të ‘Big Brother VIP Albania’, Beniada Nishani, ka treguar se së shpejti do ta shohim në muzikë.

Duke folur për Wake Up në Top Channel, ajo ka thënë se do vijë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Arlinda Gjoni.

Modelja ka treguar se do jetë një këngë që do ketë shumë energji, humor dhe patjetër që flet për dashurinë, por paralajmëron publikun se nuk ka lidhje me jetën e saj private.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beniada Jakic (@iambeniada)

Sipas Beniadës, ky projekt nuk është fillimi i një karriere në muzikë, thjesht është një eksperiencë e bukur që po bën me shoqen e saj të ngushtë.

“Nuk jam këngëtare, nuk do bëhem, thjesht do jetë një eksperiencë e bukur me shoqen time të ngushtë”, është shprehur bukuroshja.

Story i mëparshëm

Isa Mustafa: Rruga që ka zgjedhur BE dhe lindershipi i Kosovës pa krye – të bashkëpunohet me SHBA-të

Story i radhës

Gazetari shqiptar goditet nga vetura në transmetim direkt, iu kthehet dhe e grushton atë

Të fundit nga