Benet Beci caktohet nga PS kryetar i Komisionit të Reformës Territoriale

schedule11:39 – 21 Shkurt, 2022

Benet Beci është emëruar nga Partia Socialiste kryetar i Komisionit të Reformës Territoriale. Ndërkohë, siç raporton për gazetarja Erneta Shevroja, 7 anëtarët e tjerë ende nuk janë miratuar nga PS.

Ngritja e Komisionit për Reformën Territoriale u miratua pak ditë më parë në Kuvend. Ky komision si dhe ai i Reformës Zgjedhore u kërkua nga Partia Demokratike. Në këmbim të tyre demokratët dhanë votat duke i bashkuar me socialistët për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut.

Sakaq, PD ka ngritur grupin e punës për ndarjen e re territoriale, ku kanë organizuar edhe tryezën e parë publike, ndërkohë që ende nuk kanë bërë publikë emrat e anëtarëve të tyre në komision si dhe kryetarin.

Ndarja aktuale e territorit u miratua në vitin 2014. Në atë kohë Partia Demokratike braktisi punën në komision, ndërsa e cilëson si ndarje për pushtet në favor të socialistëve. g.v/

 

 

 

Story i mëparshëm

DW: Do të ketë një samit Biden-Putin për Ukrainën?

Story i radhës

Kutirova ri-zgjedhet drejtoreshë në Drejtorinë Doganore

Të fundit nga