Bënë shumë bujë fjalët e Benzemas

Bënë shumë bujë fjalët e Benzema në pushimin e ndeshjes së fundit të Ligës së Kampionëve, teksa i fliste bashkëkombasit të tij Mendi, se nuk duhej që në fushë t’ia pasonte topin Vinicius Xhunior pasi ai luante më shumë sipas mendjes së tij dhe jo shumë për ekipin.

Megjithatë, ka qenë vetë braziliani, i cili ka menduar të shuajë çdo polemikë teksa së fundmi shprehet se ka marrëdhënie të mira me Benzema, ndërsa zgjedh edhe mbrojtësin më të mirë spanjoll.

“Me Benzema kam marrëdhënie të mira jashtë fushës, ashtu si edhe me Lukas Vaskez. Me ato flas shumë jashtë fushe. Edhe me Modriç gjithashtu, më pëlqen të ulem me të gjatë kohës kur hamë drekë.

Mbrojtësi më i fortë spanjoll, por që nuk ka qenë pjesë e Real Madrid? Atëherë, them Pike”, u shpreh Vinicius.

Ngjarja paraprake

Vetëfljimi i Anisa dhe Zhaneta Josifit, viktimat asnjë komunikim në celular prej një viti

Ngjarja e ardhëshme

Hasani: 600 njësitë e para të remdesivirit mbërrijnë brenda nëntorit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian