Bën rikthimin e bujshëm!

E mbani mend Jefferson Farfan? Me siguri që po! Sulmuesi i djathtë padyshim i ka mahnitur të gjithë në kohën kur luante me PSV Eindhoven në vitet 2004-2008 dhe me Schalke 04 nga 2008 deri në vitin 2015.

Edhe pse në moshën 36-vjeçare, Farfan vijon të luajë futboll dhe pas më shumë se 6 muajve pa ekip, së fundmi ka firmosur në vendlindjen e tij, në Peru.

Sulmuesi ka bërë një rikthim të bujshëm tek ekipi ku u bë i njohur, Allianza Lima, që 17 vite më parë e shiti te PSV për 3.5 mln euro.

Rikthimi i Farfan tek Allianza Lima erdhi pasi klubi fitoi gjyqin në CAS me federatën peruane për të qëndruar në kategorinë e parë të futbollit në Peru.

Ngjarja paraprake

Një nga heronjtë brazilianë të Botërorit 1994 përfundon në intubim

Ngjarja e ardhëshme

Shtëpia e Bardhë zbulon shkakun e rrëzimit të Biden në shkallët e avionit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian