Bellaj pas barazimit: Kemi marrë katër pikë ndaj dy ekipeve më të vështira

Bylisi mori një barazim shumë të rëndësishëm ndaj Erzenit dhe për trajnerin Arjan Bellai, ishte si një fitore e vogël pasi bëhej fjalë për një prej skuadrave që i kanë bërë ballë ekipeve më të forta të Superiores.

“Jam i kënaqur edhe pse e humbëm fitoren në fund. Mënyra e lojës ishte taktike edhe për ne se kemi punuar pak, modelin e lojës e kemi ndryshe. Të gjithë ata që luajtën duhet t’i falënderoj pasi kanë marrë maksimumin që ekipi të marrë këto katër pikë.

Në atë gjendje që ishim ne, me dy ekipet më të vështira si Egnatia e Erzeni, askush nuk do ta besonte. Duhet të jemi të kënaqur me këto katër pikë, edhe pse nuk fituam sot. Duhet t’i falënderoj dhe t’i falemi Zotit që e mbyllëm mirë.

Kur ekipi luan futboll të bukur, të gjithë flasin për ty, por në fund me rezultatin është e mirë gjithashtu. Nuk u futëm mirë në lojë, i dhamë mundësi Erzenit që të fillojë e të vertikalizojë. Pas golit kishin shansin të barazohej ndeshja. Janë dy ndeshje dhe jam shumë i kënaqur, aktivizova Muçollarin të majtë në mbrojtje e Abazajn në të djathtë ku nuk kanë luajtur kurrë. Loran të jep qetësi me mbajtjen e topit se ndihmon ekipin në të dy aspektet. Në pjesën e dytë bëmë lojë më të mirë se me Egnatian, nuk i shfrytëzuam kundërsulmet, nuk ishim të qetë në pasimin e fundit e ta zgjidhnim.

Për nga loja dhe shorti që kemi treguar i vendos notën 9. Por nga rezultatet, duke ditur se kemi bërë mirë, i vendos 7”, tha Bellaj pas sfidës për “Oversport”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gold Ag ka gati projektin e ri muzikor, zbulon datën e publikimit

Story i radhës

Alarme për bomba në 13 shkolla në Shkup

Të fundit nga