Bella Hadid përflitet për një lidhje me aktorin Duke Nicholson

Bella Hadid ka qenë duke shijuar jetën si beqare që kur u nda nga i dashuri i saj, The Weeknd, 30 vjeçar, në vitin 2019.

Por një burim pranë Page Six të martën tha se modelja 24 vjeçare po takohet me aktorin Duke Nicholson, 20 vjeçar, që nga muaji i kaluar.

Dyshja po ashtu raportohet se kanë qenë në një udhëtim së bashku, për të festuar ditëlindjen e 24-të të Hadid.

Sipas një burimi, Bella dhe Duke u takuan gjatë një udhëtimi të aktorit në New York.

Duke qenë se është nipi i legjendës së Hollywood-it, Jack Nicholson, Duke po ashtu me profesion është aktor.

Lajmet për lidhjen romantike të Bellas dhe Nicholson vijnë pasi supermodelja shijoi disa ditë pushimi me shoqet e saj në një vend tropikal.

Hadid ndërkohë shijoi një lidhje të gjatë me artistin The Weeknd që nga viti 2015-2019, pavarësisht lëkundjeve në romancën e tyre.

Në mes të lidhjes së komplikuar, The Weeknd, i lindur si Abel Makkonen Tesfay, filloi një romancë dashurie me aktoren dhe këngëtaren Selena Gomez, 28 vjeçare.

Përkundër kësaj, fundi i lidhjes së Bellas dhe The Weeknd ndodhi zyrtarisht vitin e kaluar. 

Image
Image
Ngjarja paraprake

Mësimi online po realizohet me vështirësi

Ngjarja e ardhëshme

Rekord infektimesh/ Ministria e Shëndetësisë: 203 raste të reja, 5 humbje jete në 24 orët e fundit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian