Belgjikë, varianti britanik i COVID-19 rrit shtrimet në spital dhe kujdes intensiv

Varianti britanik i COVID-19, që u shfaq në fund të vitit 2020 dhe që është më ngjitës, tani është mbizotërues në Belgjikë, ku autoritetet bënë thirrje sot për kujdes maksimal përballë shenjave të para të një rikthimi të mprehtë në epidemi.

“Bëni kujdes, situata mbetet veçanërisht delikate”, tha kryeministri Alexander De Croo, pas një takimi qeveritar ku u përjashtua çdo lehtësim i kufizimeve antiCOVID.

Kryesor midis shqetësimeve është një rikthim i mprehtë në shtrimet në spital (më shumë se 200 në 24 orët e fundit), që përkon me njoftimin e një pranie më të madhe të variantit britanik midis pacientëve të rinj të identifikuar.

“Javën e kaluar, rreth 53% e infektimeve u shkaktuan nga varianti britanik, nga 38% një javë më parë”, tha virologu Steven Van Gucht.

“Varianti afrikanojugor (2,2%) dhe ai brazilian (0,9%) mbeten në pakicë”, shtoi ai.

Edhe më alarmuese, sipas autoriteteve, është kapërcimi sot i pragut të 400 pacientëve COVID të shtruar në kujdes intensiv, gjë që nuk kishte ndodhur që nga fillimi i janarit.

Ngjarja paraprake

Pija e vetme për një seks më të mirë

Ngjarja e ardhëshme

Sali Berisha publikon emrat: 22 intelektualë u vranë me urdhër të këtyre tre politikanëve shqiptarë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian