Belgjikë, shkon mbi 22 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Belgjikë ka shkuar mbi 22 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në këtë vend, COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e 22.006 personave.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në Belgjikë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë regjistruar 763.885 raste, ndërkohë numri mesatar i rasteve të reja ditore ka qenë 2.293.

Në vend vala e dytë filloi në muajin tetor, ndërsa në fillim të muajit nëntor shifrat e rasteve ditore të reja arritën në mbi 15 mijë. Shifrat shënuan ulje me masat e zbatuara që nga tetori. Numri i rasteve prej rreth 3 muajsh varion të jetë në rreth 2 mijë.

Ndërkohë, në fushatën e vaksinimit që filloi në fillim të vitit, deri më tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës 461 mijë persona, ndërsa 296 mijë të tjerë dozën e dytë. Në këtë mënyrë 5 për qind e popullsisë së moshës së rritur në vend ka marrë dozën e parë të vaksinës.



. .

Ngjarja paraprake

​Drejtori sportiv i PSG “thumbon” ish lojtarin Tanguy Nianzou

Ngjarja e ardhëshme

Pas konfirmimit të shtatzënisë, Arbenita Ismajli merr vëmendje me postimin e fundit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian