Belgjika nis të përballet me fluksin e refugjatëve ukrainas

Pas javësh, Belgjika më në fund po fillon të përballet me fluksin masiv të refugjatëve nga Ukraina, duke ngritur një qendër të re, për strehimin dhe regjistrimin e tyre, shkruan Euronews.

Objekti i ri në periferi të Brukselit, i cili u hap të hënën, është krijuar për të ndihmuar njerëzit që ikin nga pushtimi rus të regjistrohen për mbështetje nga qeveria, duke përfshirë aksesin në strehim dhe punësim.

Autoritetet belge thonë se presin deri në 200,000 refugjatë që të mbërrijnë në vend — një shumë që Dominique Ernould, zëdhënësi i Zyrës së të Huajve të Belgjikës, thotë se ata mund ta përballojnë, transmeton “Bota sot”.

“Po, ne do të bëjmë maksimumin e mundshëm. Mobilizimi i qytetarëve është gjithashtu i rëndësishëm,” tha Ernould për Euronews.

“Fedasil, agjencia e azilkërkuesve të Belgjikës, ende po përpiqet të rrisë kapacitetin e saj të pritjes”, tha Ernould.

“Qeveria gjithashtu do të bëjë gjithçka që mundet për të vendosur [në vend] sa më shumë infrastrukturë të jetë e mundur për këta njerëz të zhvendosur, të paktën gjatë kohës që zgjat kjo mbrojtje e përkohshme.”

Megjithatë, shumë nga ukrainasit që presin në radhë thjesht duan të kthehen në një lloj normaliteti.

Tanya, një nga milionat e zhvendosur nga pushtimi rus, i tha Euronews se donte të vazhdonte me jetën e saj.

“Nuk e kam idenë [se çfarë do të ndodhë më pas], por plani im është të regjistrohem, të gjej një punë dhe të kem një jetë normale, thjesht për të punuar — për t’i vendosur fëmijët e mi në shkollë dhe thjesht për të punuar këtu. Dua thjesht të ulem dhe të pres sepse askush nuk e di se sa kohë do të zgjasë,” tha ajo.

Procesi është pjesë e direktivës së BE-së për mbrojtjen e përkohshme të aktivizuar së fundmi, e cila anashkalon procedurën tradicionalisht të mbingarkuar të azilit dhe ofron një rrugë të shpejtë dhe të thjeshtuar për të aksesuar mbrojtjen në të gjithë bllokun.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

634 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Story i radhës

Më parë se mua, deshën ta burgosin Don Kishotin…!

Të fundit nga