Bekteshi pas fitores së FC Prishtinës ndaj Dritës

Mbrojtësi i FC Prishtinës, Leotrim Bekteshi ka reaguar pas fitores së sotme ndaj Dritës.

Në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës, prishtinasit mposhtën Dritën me rezultat 2:0.

Bekteshi i cili sot shënoi një gol, ka thënë skuadra është e lumtur me fitoren e sotme.

“Atmosferë shumë e mirë kjo pas fitores. Jemi jashtëzakonisht të lumtur për fitore, uroj që të vazhdojmë kështu deri në fund”, ka thënë Bekteshi për faqen zyrtare të FC Prishtinës. 

“Pa dyshim që ndjehesh mirë kur shënon të cilin ua dedikoj bashkëlojtarëve të mi për angazhimin maksimal dhe për fitoren e merituar”, tregoi ai. 

“Jemi duke bërë punë shumë të mirë dhe duhet të vazhdojmë t’i marrim ndeshje pas ndeshje”, deklaroi Leotrim Bekteshi..

Ngjarja paraprake

Eskpertja e PD: Do e kthejmë Shqipërinë nyje për rajonin, investimet do rriten deri në 150%

Ngjarja e ardhëshme

Neymar ka rinovuar me PSG-në?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian