BEKTESHI: Opozita, të papërgjegjshëm dhe joserioz para qytetarëve

Ministri i Ekonomisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kreshnik Bekteshi ka reaguar për anulimin e takimit, mes sekretarit të partisë nga radhët e tyre dhe të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Bekteshi ka vlerësuar se opozita çdo iniciativë të saj e ka për pikë të ulëta politike dhe se ata sot e vërtetuan edhe publikisht një gjë të tillë.

Ja reagimi i ministrit Bekteshi:

“Gjithçka e qartë!

Se opozita çdo iniciativë të saj e ka për poena të ulët politik ka qenë e ditur, por ata sot e vërtetuan edhe publikisht një gjë të tillë.

Ajo opozitë e cila gjatë tërë kohës bënte thirje për takim, për të zgjidhur problemet për çështje të caktuara, sot pa fije turpi e deshmuan veten se sa janë të papërgjegjshëm dhe joserioz para qytetarëve, duke i ikur takimit të përbashkët të sekretarëve të partive politike shqiptare, njëherit edhe duke i lënë PA PAGA TË PUNËSUARIT NË SEKTORIN PRIVAT.

Çdo qytetarë e ka më të qartë se çdo kauzë e tyre është manipulative dhe joserioze sa për të tentuar të fitojnë ndonjë pikë politike.

Por këto mashtrime NUK KALOJNË!”


Ngjarja paraprake

​Federata italiane e futbollit po planifikon hapjen e stadiumeve për tifozë

Ngjarja e ardhëshme

Luis Enrique tregon nëse Ramos do të luaj ndaj Kosovës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian