Bekteshi: Opozita në munges të alternativave, merret me bllokime

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një intervistë për “Magazina Ekonomike”, i pyetur lidhur me bllokimin e Pakos së pestë ekonomike nga ana e opozitës në Kuvend, e cila pako sigurisht se është thelbësore për interesin e qytetarëve në përgjithësi është shprehur se, opozita, qoftë ajo maqedonase apo shqiptare në Kuvend, në mungesë të alternativave të duhura, ato merren me bllokime me atë të dorëzimit të amandmaneve të cilat nuk kanë logjikë.

Duke mos patur alternativa të duhura opozita, qoftë ajo maqedonase apo shqiptare në Kuvend, ofertë konkrete të cilën ato mund ta paraqesin para qytetarëve, njëkohësisht edhe para sipermarrësve, ato merren me bllokime, me atë të dorëzimit të amandmaneve të cilat nuk kanë logjikë.

Me siguri që ato e kanë agjenden e tyre , por do të ishte mirë të mos I bllokojnë ligjet që janë në interes të qytetarëve, të punonjësve në sektorin privat por njëkohësisht edhe të kompanive, marrë parasysh që edhe vitin e kaluar ne e përfunduam vitin me një rënje ekonomike me 4,5%, e cila ishte identike me projeksionet e Qeverisë dhe të gjithë të dhënat edhe për muajin Janar dhe Shkurt, tregojnë se janë rritur edhe të hyrat në kuadër të buxhetit por edhe aktiviteti ekonomik është në bazë të parashikimeve edhe buxhetit të cilin e kemi miratuar.

Bekteshi i bëri thirrje opozitës që së bashku të miratojnë ligjet të cilët janë në interes të qytetarëve.

“Unë kasha dashur të bëj thirje që pikerisht së bashku ti miratojmë ligjet të cilët janë në interes të qytetarëve, nëse kanë vërejtje për Ligjet edhe të dorëzojnë propozime konkrete, por unë nuk kam parë edhe nuk ka dëgjuar nga ndonjë eksponent i partive opozitare që të kontribojnë në përmirësimin e zgjidhjeve ligjore më të vetmin qëllim qe ta lehtësojnë qytetarëve ndihmat të cilat i ofron shteti” – ka deklaruar Kreshnik Bekteshi

Ngjarja paraprake

Pse njerëzit nuk i pranojnë gabimet e tyre dhe nuk kërkojnë falje?

Ngjarja e ardhëshme

Bullgaria do të mbyllet për 10 ditë për të ndalur hovin e Covid- 19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian