Bekteshi: Milloshoski nuk ka kontribuar asgjë tjetër për këtë vend, përveç përçarjes dhe urrejtjes

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nëpërmjet një statusi në fejsbuk ka akuzuar drejtpërdrejt deputetin e VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski për përçarje, nacionalizim dhe urrejtje. Ai i bëri thirrje Milloshoskit se koha e tij ka mbaruar, sepse një person si ai, anëtar i një vendi në NATO, nuk duhet të jetë fare në skenën politike.

Një “politikan” siç është Antonio Milloshoski që nuk ka kontribuar asgjë tjetër për këtë vend, përveç përçarjes, nacionalizmit dhe urrejtjes, as nuk i ka dhënë Maqedonisë ndonjë gjë të vlefshme për t’u kujtuar, e vetmja gjë që do të mbahet mend është kur për të shqiptarët nuk duhet të kishin arsimim edhe më pak arsim të lartë. Antonio, koha jote ka kaluar, sepse një person si ti në një vend anëtar të NATO-s nuk duhet të ketë fare vend në skenën politike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

UT, filloi punimet Shkolla verore 2022

Story i radhës

Ndahet nga jeta mjeku Musli Ferati, Besimi: Ishte i përkushtuar dhe shumë human

Të fundit nga