Bekteshi: Lehtësime për faturat e rrymës vetëm për amvisritë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot duke komentuar vendosjen e bllok tarifave për energjinë elektrike, ka ritheksuar edhe një here se solidariteti duhet të ekzistojë në kohë krize, sidomos për familjet që nuk kanë mundësi ti paguajnë faturat e larta për energji elektrikel.

“Tregu i rregulluar është për mbrojtjen e amvisrive, për mbrojtjen e qytetarëve në veçanti të atyre amvisrive të cilat kanë më së shumti nevojë, andaj edhe tash ka filluar që të realizohet edhe ky model i ri i targetum i cili për synim e ka mbrojtjen e standardit jetësor të amvisërive të cilët nuk kanë mundësi që të paguajnë faturat elektrike” – tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi përsëriti se janë bërë disa keqpërdorime, siç tha ai, nga disa biznesmenë dhe kompani.

“Është më rëndësi të theksohet së në gjashtë mujorin e parë një numër i konsidërueshëm i disa kompanive të cilët bëjnë pjesë në kuadër të tregut të rregulluar, dhe në tregun e rregulluar në bazë të ligjit parashihen kompani të cilët kanë 50 të punësuar apo vitin paraprak ka pasur gjiro ndër 2 milion euro. Çfarë ka ndodh në gjashtë mujorin e parë kur është bërë një dëm “rreth 30 milion’’ euro? Kompani të ndryshme kanë hapur kompani tjera ku ja kanë dhënë në shfrytëzim, pra pagësën e faturave elektrike kompanive të cilët nuk bëjnë pjesë në tregun e rregulluar, por për fat keq këtë e kanë bërë edhe komunat e caktuara” – u shpreh Bekteshi.

Për çështjen e mbështetjes për sektorin e biznesit, ministri është shprehur se ka ndihma të vazhdueshme shtetërore edhe për kompanitë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Evropa, nuk po vuan nga imponimi i i saj i tepërt, por nga unifikimi tepër i pakët i qëndrimeve midis anëtarëve të saj

Story i radhës

Takim Osmani – Gençovska, finalizohet teksti i Protokollit për historinë

Të fundit nga