Bekteshi: I përgëzoj deputetët, me këtë investim do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit

Pas zëvendëskreyeministrit të parë, Artan Grubi, koordinatorit, Arbër Ademi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është zyrtari i rradhës nga BDI-ja që uron deputetët për miratimin e ligjeve për Korridorin 8-10D të cilët në Kuvend ishin me procedurë të shkurtuar nga Qeveria.

Bekteshi ka thënë se tashmë janë menjanuar të gjitha pengesat për të realizuar projektin më të madh infrastrukturorë në vend i cili do të finalizohet në periudhë prej 6 viteve nga fillimi i punimeve, njofton TS.

Sipas tij, me këtë investim do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit, modernizimin e infrastrukturës rrugore.

Shkrimi i plotë:

I përgëzoj deputetët e Kuvendit për votimin e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.
Tani nuk ka më asnjë pengesë për të realizuar projektin më të madh infrastrukturorë në vend i cili do të finalizohet në periudhë prej 6 viteve nga fillimi i punimeve.
Me këtë investim, më të madhin në historinë e vendit tonë, do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit, modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe mundësi më të mëdha për lidhje me fqinjët dhe zhvillimin të biznesit.

Story i mëparshëm

Istogu të mërzitur, nuk po kanë rivale në Kosovë 

Story i radhës

Dy ditë para zgjedhjeve, lira turke merr goditjen drastike

Të fundit nga