Bekteshi-Galloway: Britania e Madhe është partneri i dytë më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet e mira bilaterale janë baza për thellimin e bashkëpunimit

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim përmes video telefonatës me ambasadoren e Britanisë së Madhe SH.T. Rachel Galloway.

Në takim u diskutua mbi përparësitë ekonomike të Qeverisë në mandatin e ri, bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit.

Ministri e informoi ambasadoren lidhur me masat dhe reformat e zbatuara nga Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë për mbështetje të ekonomisë në përballimin e krizës së shkaktuar nga KOVID – 19, veçanërisht për masat e pakos më të re të katërt me radhë që do të thotë mbështetje shtesë për biznesin dhe qytetarët në trajtimin e pasojave të pandemisë.

Ministri e informoi ambasadoren Galloway se Britania e Madhe është partneri i dytë më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut dhe se tregtia e përgjithshme bilaterale midis dy vendeve është rritur vazhdimisht në vitet e fundit.

Që të dy ranë dakord se ka vend për thellim të bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve, kryesisht për shkak të pranisë së investitorëve britanikë në tregun maqedonas.
Ministri falënderoi ambasadoren Galloway për mbështetjen që jep Qeveria Britanike për Ministrinë e Ekonomisë në përmirësimin e rregullores së Partneritetit Publik Privat.

 

Ministri gjithashtu informoi ambasadoren për reformat e parashikuara në Ministrinë e Ekonomisë në periudhën e ardhshme në fushën e mbështetjes së biznesit. Angazhimi programor i Qeverisë në periudhën e ardhshme është rritja e mbështetjes së kompanive në fushën e investimeve në teknologji të reja, kapital njerëzor dhe inovacione.

Në fushën e energjetikës, ministri gjithashtu informoi ambasadoren se në periudhën e ardhshme Ministria e Ekonomisë do të vazhdojë të mbështesë investimet në ndërtimin e objekteve nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, që do të thotë përmirësim i të gjithë sistemit energjetik në vend.
Ambasadorja përgëzoi ninistrin Bekteshi për mandatin e dytë si Ministër i Ekonomisë dhe të dy ranë dakord që bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë në të ardhmen.

 

Ngjarja paraprake

Robert Allagjozovski emërohet Koordinator kombëtar për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërsektorial

Ngjarja e ardhëshme

Kriza ekonomike pas tërmetit e pandemisë, FMN vlerëson masat e marra nga qeveria: Ja çfarë duhet të bëni në vijim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian