Bekteshi: Do të rriten ingerencat e Inspeksionit të tregut, këtu jemi që të bisedojmë me hotelierët

Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Masat për objektet hotelierike, të miratuara dje, janë propozim i Komisionit për sëmundje infektive dhe ne në tërësi do t’i respektojmë. Por, këtu jemi që të bisedojmë dhe t’u ndihmojë hotelierëve, nëse kanë vështirësi. Rritje e ingerencave të Inspektoratit shtetëror të tregut propozova unë personalisht, kur kemi pasur gjendje të jashtëzakonshme, kjo tanimë shqyrtohet në Qeveri dhe presim të merret një vendim i tillë”, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në ngjarjen me rastin e “Ditës së Vranecit”, Bekteshi tha se është shumë me rëndësi që të gjitha palët e prekura – institucionet kompetente, biznesi dhe qytetarët të dërgojnë një porosi të vetme, se KOVID masat duhet të respektohen.

Sipas Bekteshit, ende nuk ka numra për rënie në sektorin hotelierik. kjo do të shihet kur të fillojnë të zbatohen protokollet e reja.

“Si Qeveri, çdoherë ju referohemi ekspertëve. Nëse ata kanë vendosur se në këtë moment duhen masa të tilla të merren, atëherë ne këtë do ta respektojmë në tërësi. Por, këtu jemi që t’u ndihmojmë të gjithë sektorëve të prekur, siç e bëmë këtë me pakon e katërt të masave. Shumë është me rëndësi që të gjithë së bashku ta dërgojmë porosinë për respektimin e masave, duke marrë parasysh se përveç ndaj shëndetit të njerëzve, mosrespektimi ka impakt negativ edhe ndaj ekonomisë në përgjithësi”, tha Bekteshi, duke shtuar se nëse hotelierët nuk i respektojnë protokollet e miratuara, institucionet shtetërore do të veprojnë në mënyrë adekuate.

Lidhur me ingerencat e Inspeksionit të tregut dhe paralajmërimin se do të ketë rritje të tyre, ministri është decid se të gjitha institucionet, posaçërisht ato që kryejnë mbikëqyrje të drejtpëdrejtë, duhet të vendosin me kohë që të mos përsëriten rastet e mosresptimit të masave shëndetësore dhe protokolleve. bsh/

Министерот за економија Крешник Бектеши и министерот за земјоделство, шумарство и водостопанство Арјанит Хоџа ќе присуствуваат на одбележувањето на Светскиот ден на Вранецот

Posted by MИА.mk on Понеделник, 05 октомври 2020

Ngjarja paraprake

LIVE: Transferimet në ditën e fundit të merkatos

Ngjarja e ardhëshme

Blero shfaqet i penduar teksa flet për zënkën që kishte me Noizyn: Ishte faji im

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian