Bekteshi dhe Kovaçevski në takim me OEMV-në: Po marim masa për furnizim të pandërprerë me energji

Shkup, 23 dhjetor – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të SHA EMV, Vasko Kovaçevski, sot kanë mbajtur një takim pune me kompanitë anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Ministria e Ekonomisë.

 

Takimin e udhëhoqi Antoni Peshev, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, ndërsa paraqitje para kompanive pati edhe Koço Angjushev, kryetar i Shoqatës së Energjisë së Maqedonisë (MEA).

Në takim u shkëmbyen qëndrime, mendime dhe propozime për përballimin e krizës energjetike, situatën me furnizimin me energji, si dhe pritshmëritë për lëvizjen e çmimit të energjisë elektrike në bursa. Temë e bisedës ishin edhe efektet e vendimeve dhe masave të miratuara të Qeverisë.

Ministri Bekteshi potencoi se në periudhën e kaluar, që nga fillimi i krizës energjetike, Qeveria në vazhdimësi ka zbatuar masa për furnizim të pandërprerë dhe të sigurt me energji për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël.

Ai, siç informuan nga Ministria e Ekonomisë, gjithashtu i informoi kompanitë se pas njoftimit të fundit për ndërprerje të furnizimit me gaz nga distributori Makpetrol, po merren masa për furnizim të pandërprerë me gaz natyror për nevojat e termocentraleve, por edhe për nevojat e kompanive që përdorin këtë energji.

“Bisedojmë për gjetjen e një zgjidhjeje për shpërndarjen dhe furnizimin me gaz për qytetarët dhe bizneset”, tha ministri Bekteshi.

Ministri i Ekonomisë po ashtu informoi se llogaritjet e fundit për çmimin e energjisë elektrike për tregun e rregulluar po bëhen nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe potencoi se nuk do të ketë rritje drastike të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe për konsumatorët e vegjël, mund të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike.

Bekteshi u shpreh i kënaqur me interesimin e madh për ndërtimin e qendrave fotovoltaike nga kompanitë për përdorim vetjak gjithashtu shtoi se ka një interesim të shtuar nga amvisrit për vendosjen e paneleve fotovoltaike.

“Ka interesim të madh nga ana e investitorëve për investime në termocentrale fotovoltaike. Kjo do të thotë rritje e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, që ishte edhe synimi ynë”, tha Bekteshi, duke shtuar se në periudhën e ardhshme Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria do të vazhdojnë të punojnë për lehtësimin e procedurave për realizimin e investimeve në energjinë e gjelbër.

Në takim, kompanitë ofruan propozimet e tyre për mbështetje për shkak të shtrenjtimit të burimeve të energjisë, për të cilat u ra dakord që në periudhën e ardhshme të dorëzohen propozime konkrete tek institucionet kompetente, kumtojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

MSh e shqetësur me disa vendime të Organit Shqyrtues të Prokurimit: S’lejojmë rrezikimin e shëndetit publik

Story i radhës

Sulm me armë në Paris, 3 të vdekur, 3 të plagosur; arrestohet i dyshuari

Të fundit nga