Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ka zhvilluar takim me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e saj, Zonjën, Kejt Meri Bërns.
Gjatë takimit, ministri dhe ambasadorja diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, pasojat ekonomike që mund të ndodhin si pasojë e konfliktit ruso-ukrainas, si dhe realizimin e projekteve infrastrukturore, para së gjithash në fushën e energjetikës të cilat janë kyçe për zhvillimin e vendit tonë.
Në kuadër të takimit, ministri prezantoi projektet e realizuara dhe aktivitetet e planifikuara të Ministrisë së Ekonomisë në fushën e energjetikës, tregtisë, inovacionit, mbështetjes së investitorëve të huaj.
Ministri Bekteshi e informoi ambasadoren për pakon e 26 masave të miratuara nga Qeveria në mbështetje të ekonomisë dhe theksoi se situata po monitorohet nga afër, veçanërisht në sferën e çmimeve të energjisë, për të cilat po zhvillohen skenarë për rezultate të mundshme.
Ministri Bekteshi shprehu mirënjohjen e tij për Qeverinë e SHBA-së si partner kryesor strategjik, e cila vazhdimisht i jep mbështetje të konsiderueshme Qeverisë sonë në zbatimin e aktiviteteve që synojnë rritjen ekonomike dhe stabilitetin e vendit.
Në takimin mes ministrit Bekteshi dhe ambasadores Bërns, u bisedua edhe për vendosshmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve me theks të veçantë në nxitjen e projekteve dhe investimeve që do të mundësojnë pavarësinë e përhershme dhe të qëndrueshme energjetike të Maqedonisë së Veriut.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se sfida kryesore për ekonominë e vendit për momentin është ballafaqimi me pasojat ekonomike të konfliktit ruso-ukrainas.
Në takim u shpreh mirënjohja për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut, e cila si aleate e NATO-s iu bashkua thirrjes për ndërprerjen veprimeve ushtarake në Ukrainë.
Të fundit nga
Mbretëria e Bashkuar (MB) njoftoi sanksione ndaj shtatë individëve dhe gjashtë subjekteve të tjera, të cilat
Ministrat e grupimit të shteteve më të industrializuara të botës kanë paralajmëruar se Ukraina rrezikon të
Mërkuri është në prapavijë që prej një prillit dhe do të kthehet në gjendjen normale më
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në një emision televiziv, “vuri” një bast me kreun e Partisë
Arben Taravari tha se përmes grandeve për teknologji do të mbështeten të rinjtë që do të