Bekim Zogaj nga Kosova, me nënshtetësi të Zvicrës, do të jetë gjyqtar në sfidën e çmendur mes grekëve e turqve përkatësisht Olympiacos e Fenerbahce.
Ky ballafaqim do të luhet të enjten (18.45) në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Conference League.
Kjo ndeshje pritet me kërshëri të madhe për shkak të rivalitetit të madh që kanë gjigantët mes vete.
Ndeshja luhet në stadiumin “Georgios Karaiskakis” në Pirareus.
Zviceranët e drejtojnë ndeshjen.
Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, asistent i parë Stephane de Almeida dhe asistent i dytë Bekim Zogaj.