Bekim Sali ofendon banorët e Gazibabës dhe Seravës: Janë burimi i kriminelëve

Në programin 200 në Alsat M duke folur rreth vrasjeve dhe vjedhjeve në Çair, kandidati nga radhët e ASH-AAA-VMRO Bekim Sali i ka quajtur banorët e Gazibabës dhe Seravës kriminelë duke thënë se aty bëhen shumë vjedhje.

Advertisements

Replikoi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu duke i thënë: “A jeni ju kryeshefi i policisë që po i quani banorët e këtyre lagjeve kriminelë?”

Gjithashtu Ganiu tha se është e pahijshme që qytetarët e Gazibabës dhe Seravës të quhen me këto fjalë si kriminel dhe vrasës./opinionshqipe.live

Advertisements

Ngjarja paraprake

Si e kontrollon një burrë gruan?

Ngjarja e ardhëshme

Ganiu: Kemi rikonstruar kalldërmën e Çarshisë me 850.000 euro dhe kemi rinovuar 137 vitrina të zejtarëve!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian