Bekim Mulliqi – portier i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës

Vitet që nuk harrohen kurrë, padyshim janë vitet 1991-1999, ku populli shqiptarë i Kosovës, u ballafaqua me terrorin e paparë të agresorit serb.  

Bekim Mulliqi i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë ndër portierët më të dëshmuar në vitet e 90-ta, i cili me sukses i ka mbrojtur ngjyrat e Flamurtarit të Prishtinës. 

Mulliqi si mijëra sportistë të tjerë, dha kontribut të madh në vitet më të vështira, të ekzistencës së futbollit dhe të sportit në përgjithësi, ku jeta në çdo sekondë ishte në rrezik nga okupatori serb. 

Ai tregoi formë të lartë në secilën sfidë të asaj periudhe, me Flamurtarin vazhdimisht  luftonin për kreun e tabelës.
Mulliqi sakrifikoi gjithçka për të mirën e futbollit dhe për asnjë çast nuk u tremb nga kërcënimet e sigurimit shtetëror të pushtuesit serb. 

Ai ishte shembull se si luftohet në fushë, dhe jashtë saj ishte model i një sportistit shembullor. 
Sot është krenar për futbollistët dhe të gjithë sportistët e Kosovës, që po luajnë zyrtarisht në garat ndërkombëtare.

Ngjarja paraprake

Kovid 19 RMV/ 10 të vdekur, 166 raste të reja. Shërohen 416 pacientë

Ngjarja e ardhëshme

Covid-19/ Ulen rastet e reja në Greqi, 47 viktima në 24 orët e fundit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian