NP “Rrugët e Maqedonisë” nis asfaltimin e rrugëve në Komunën e Dollnenit

NP “Rrugët e Maqedonisë” së bashku me Kryetarin e Komunës së Dollnenit Xhemil Qamili kanë qenë në terren për të ndjekur punimet rreth asfaltimit të rrugëve në këtë komunë të rëndësishme për shqiptarët, informon Tetova Sot.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” thonë se punimet do të vazhdojnë edhe gjatë vikendit për të realizuar në kohë këtë investim të rëndësishëm infrastrukturor.

Kryetari i Dollnenit e falemenderoi drejtorin e NP “Rrugët e Maqedonisë” për angazhimin në ketë rajon.

Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti premtoi se së bashku me kryetarin e komunës do jemi në koordinim që në vitin që vjen, të jenë shumë rrugë të përfunduara dhe projekte të tjera në këtë drejtim.

Memeti gjithashtu tha se do të punohet edhe uikendeve për të shfrytëzuar kohën e mirë pasi e kemi parasyshë se do hymë në periudhën e dimrit.

Ngjarja paraprake

Itali, ushtarakia e re padit forcat ajrore për dhunë ekstreme në ceremoninë e pranimit

Ngjarja e ardhëshme

Llapi shijon fitoren e parë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian