“Bëjmë më shumë seks dhe intimiteti…”- U lidhën në reality show, çifti flasin për romancën e tyre pas kamerave

Faye Winter dhe Teddy Soares nisën një romancë gjatë shfaqjes televizive Love Island verën e kaluar dhe u konsideruan çifti pasionant.

Gjashtë muaj pas largimit nga Spanja, çifti i dashuruar thotë se jeta e tyre seksuale nuk ka qenë kurrë më e mirë.

“Bëjmë shumë seks. Jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin kur bëhet fjalë për intimitet në dhomën e gjumit, nuk mungon aspak. Është shumë më ndryshe se në reality show, 100 herë më i mirë”, tha Teddy.

Image

Faye Winter dhe Teddy Soares

Duke shpjeguar ndryshimin, ai u shpreh: “Kur kryen marrëdhënie seksuale për herë të parë aty nuk dëshiron që ta dijë askush. Është disi e sikletshme kur e mendon se do dalë në televizor dhe nënat tona do e shikojnë”.

Çifti, që tani jetojnë së bashku, thanë: “Ne provojmë gjëra të ndryshme, por jemi shumë rehat me njëri-tjetrin. Por gjithçka ka të bëjë me ndjenjën e të qenurit i sigurt dhe i rehatshëm me partnerin tuaj.”

Teddy theksoi se “i pëlqen kur njerëzit e shikojnë partneren e tij dhe mendojnë se duket e mrekullueshme”, duke shtuar ‘në fund ajo është vetëm e imja”.

Image

Faye Winter

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ambasadori aktual gjerman në Kosovë nuk është specialist i historisë shqiptare, ai është politikan

Story i radhës

Ragnik: Nëse arrijmë në Top 4, do të isha tepër i lumtur

Të fundit nga