Behrami: Valoni i shpëtoi koronavirusit që e “pushtoi” Genoan

14 raste pozitive, COVID-19 e ka pushtuar Genoan. Për median babi i Behramit ka konfirmuar se Valoni nuk është në mesin e tyre.

Genoa ka konfirmuar se 14 pjesëtarë të stafit dhe lojtarë kanë rezultuar pozitiv pas testeve për COVID-19.

Sipas mediave në Itali, prej tyre besohet të jenë 10 futbollistë.

Në mesin e tyre u dyshua edhe për Valon Behramin.

Ragip Behrami, babi i mesfushorit shqiptar, ka konfirmuar se djali i tij “pak çaste më parë ka pranuar rezultatin e testit dhe ka rezultuar negativ”.

Behrami ishte titullar në humbjen e thellë të Genoas kunder Napolit. 

Ngjarja paraprake

Çaste historike në debatet presidenciale amerikane

Ngjarja e ardhëshme

Vdes veterani i UÇK-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian