Behrami e sheh të ardhmen si trajner

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Valon Behrami ka treguar se ka nisur ta ndjekë kursin për ta fituar licencën e trajnerit, punë të cilën synon ta bëjë pas pensionimit si lojtar aktiv.

Ai ka theksuar se pandemia ka ndikuar që ta ndërpresë ndjekjen e ligjëratave, por ka shtuar se do t’i rifillojë “online”.

“Unë u regjistrova vitin e kaluar në kursin për trajner, por situata me koronavirus ka krijuar telashe, por së shpejti do ta vazhdoj kursin online”, ka thënë Behrami në një intervistë për “Demenica Sportiva”.

Behrami ka theksuar se pandemia ka ndikuar negativisht edhe në fushë. Ai ka shtuar se emocionet e një ndeshje nuk janë si më parë. Por, është i bindur se kjo situatë do të tejkalohet shumë shpejtë.

35-vjeçari nga Mitrovica është pjesë e Genoas që garon në elitën e futbollit të Italisë. Ai ka bërë karrierë të madhe, derisa kontribut të madh ka dhënë edhe për Përfaqësuesen e Zvicrës.

Ngjarja paraprake

ATP Finals/ Djokovic mposht lehtësisht Schwartzmanin

Ngjarja e ardhëshme

Biden i kishte thënë në sy Putinit: Je i pashpirt

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian