Behgjet Pacolli zbulon për herë të parë këngëtaren shqiptare që do ta çonte në “Sanremo 2002”

Politikani i njohur, Behgjet Pacolli, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Tete a Tete”, ku ka folur mbi karrierën e tij politike dhe jetën private.

Përballë moderatores së emisionit, e cila është njëherësh këngëtarja e madhe e skenës, Adelina Ismaili, ka treguar një histori të veçantë, e cila daton nga viti 2002.

Aso kohe, Pacollit i ishte kërkuar nga festivali më i madh italian, “Sanremo”, që të përzgjidhte një këngëtare të njohur shqiptare për të qenë e ftuar në këtë festival.

Politikani shqiptar tregoi se ai kishte menduar direkt për Adelinën si figurë reprezentuese të asaj kohe, por në negociatat me nënën e saj të ndjerë, Monën, kishte dështuar.

Ai tha se ajo nuk kishte pranuar aso kohe që Adelina të niset për në Itali dhe të performojë në festivalin e madh, njëherësh më të vjetrin në Evropë.

Ndërkohë me të thënë këtë, Adelina menjëherë iu drejtua shikuesve me një arsyetim, duke thënë se në kohën kur iu bë ky propozim, ishte kohë e pasluftës, ku familja nuk i mirëprisnin si duhet ftesat, ndonëse ishin në të mirë të tyre.

“Ne në vitin 2002 Z.Pacolli, ndoshta edhe unë e kam me borxh një shpjegim publik – ka qenë kohë e pasluftës, ishin vetëm dy vite sa kishte mbaruar lufta. Përveç traumave të luftës kishin filluar edhe ato të pasluftës dhe reagonim [ishin nëna dhe ne tri vajzat] me një egërsi të pashoqe, kur afrohej dikush që na jepte një të mirë, që normalisht duhet me qenë e kundërta që ta pranosh të mirën, e ne tmerroheshim. Ka vazhduar kështu një kohë të gjatë”, ka thënë Adelina Ismaili.

Dhe me këtë refuzim, fati për t’u prezantuar në “Sanremo 2002” i kaloi një shqiptareje tjetër, e cila ishte Elsa Lila, dhe që pati mjaft sukses me prezantimin e saj në këtë festival.

Kur jemi te shqiptarët në “Sanremo”, kujtojmë që sivjet festivali më i vjetër evropian u krenua me dy shqiptare pjesëmarrëse: Alketa Vejsiun si prezantuese dhe Dua Lipën si e ftuar speciale.

Image
Ngjarja paraprake

Kosova gati krejt asfalt, 95% e rrugëve janë të asfaltuara

Ngjarja e ardhëshme

Plasin polemikat në Spanjë, Messi tentoi ta godiste gjyqtarin, u desh të ndëshkohej me të kuq

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian